
Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë propozimin e Teheranit për një armëpushim shtatëditor, duke u bërë me dije bashkëpunëtorëve të tij se pret të rifillojë bombardimet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor, raporton gazeta prestigjioze “Wall Street Journal”.
Iniciativa e Teheranit, e përcjellë drejt Uashingtonit përmes ndërmjetësve nga Katari, parashikonte pezullimin e menjëhershëm të luftimeve në rajon dhe rihapjen brenda një jave të Ngushticës së Hormuzit, e cila mbetet një nga rrugët më kryesore strategjike për transportin botëror të naftës dhe gazit.
Në këmbim të ndërprerjes së luftimeve, pala iraniane kërkonte që Shtetet e Bashkuara të hiqnin bllokadën detare ndaj porteve të saj, të lehtësonin sanksionet mbi eksportet e naftës dhe të zhbllokonin asetet financiare iraniane të ngrira jashtë vendit. Plani parashikonte gjithashtu ndërprerjen e përplasjeve në fronte të tjera rajonale, përfshirë Libanin, me qëllim që pas periudhës shtatëditore palët të nisnin negociata më të zgjeruara për programin bërthamor.
Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe Presidenti Masoud Pezeshkian deklaruan se forcat iraniane do t’i përmbaheshin menjëhershëm planit sapo ai të pranohej nga pala amerikane. Megjithatë, burimet e “Wall Street Journal” bëjnë me dije se Trump mbetet mjaft skeptik për vullnetin e Teheranit për t’iu përgjigjur kërkesave të Uashingtonit.
Administrata amerikane u ka bërë të qartë ndërmjetësve se nuk synon të heqë bllokadën detare, duke llogaritur se presioni i vazhdueshëm ekonomik do ta detyrojë Teheranin të pranojë një marrëveshje me kushte të tjera. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, konfirmoi se një takimi treorësh mes zyrtarëve amerikanë dhe iranianë i ndërmjetësuar nga Katari nuk solli ndonjë përparim të rëndësishëm për rigjallërimin e diplomacisë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
26 Shtator08:37
“Rifillim i marrëdhënieve mes dy vendeve”/ Gjermania dhe Hungaria rikthejnë bashkëpunimin ushtarak dhe forcojnë lidhjet në NATO
Gjermania synon të zgjerojë bashkëpunimin ushtarak me qeverinë e re të Hungarisë, deklaroi sot ministri gjerman i Mbrojtjes, Bor...
BOTA
25 Shtator22:51
“Po humbasim njerëzillëkun”, paralajmërimi i fortë i Papës për AI: Makineritë do të marrin kontrollin e Tokës
Vizitën katërditore në Francë, Papa Leoni e nisi me një paralajmërim të fortë. Ai i bëri thirrje botës të...
BOTA
25 Shtator22:03
Pakistani: Ngushticat e Hormuzit dhe Bab al-Mandab duhet të mbeten të hapura
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë thirrje për mbajtjen të hapura të Ngushticës së Hormuzit dhe asaj të ...
BOTA
25 Shtator21:42
Dokumentet tronditëse/ Hitleri vrau mbesën e tij? Zbulimi i rrallë prej gati 1 shekulli: Ishte i dashuruar me të
Angela ‘Geli’ Raubal, 23 vjeçe, u gjet e vdekur me një plagë arme zjarri në gjoks, ndërsa arma ishte një pistolet&eu...
BOTA
25 Shtator21:24
“Më mirë një grua pak tërheqëse, por besnike, sesa..."/ Deklarata që trazoi politikën italiane
Zëvendëskryeministri italian dhe udhëheqësi i Forza Italia, Antonio Tajani ka ndezur polemika të forta në vendin fqinj, me deklara...
BOTA
25 Shtator20:45
Netanyahu u bojkotua masivisht në OKB/ Zyrtari izraelit kontrolloi sallën, shënoi se kush iku gjatë fjalimit
Delegacioni izraelit është parë duke lëvizur nëpër sallën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të ...
BOTA
25 Shtator20:43
Hynin nëpër puseta në Nju Jork, arrestohen “njerëzit urith”
Dy “gjuetarë nate” pa shumë mend në kokë, mes tyre edhe një person veçanërisht i shëndoshë, të c...
BOTA
25 Shtator20:42
Megaskandali me fondet e investimeve në Turqi, nën hetim 76 persona, 45 në pranga
Një total prej 45 personash janë arrestuar në Turqi në një hetim mbi një skandal që përfshin fondet e investimeve, than&...
BOTA
25 Shtator20:26
“Operacionit Vivaldi”, ofensiva që po i jep Ukrainës terren në Donetsk
Ukraina pretendon se ka rimarrë së fundmi rreth 125 kilometra katrorë territor pranë qytetit Lyman, në rajonin lindor të Donetsk-u...
BOTA
25 Shtator19:51
VIDEO/ Banditi grabit traktorin dhe pas arratisjes me shpejtësi shkatërron shtëpinë e rivalit
Ky është momenti kur një bandit nxiton me shpejtësi në rrugë me një traktor të vjedhur, përpara se ta përplas&...