Këshilli i Sigurimit dënon sulmet e Houthive ndaj Arabisë Saudite: Goditjet ndaj civilëve janë të papranueshme

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi të premten sulmet me raketa dhe dronë të ndërmarra ndaj Arabisë Saudite nga lëvizja rebele jemenase Houthi, e afërt me Iranin. Riadi bëri të ditur se kishte kapur një prej këtyre sulmeve.

Të lidhura

None found

“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit dënojnë në termat më të fortë vazhdimin e sulmeve të Houthive kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite”, veçanërisht ato që kanë shënjestruar infrastrukturën politike dhe energjetike, thuhet në deklaratën për shtyp të publikuar nga presidenti i Këshillit të Sigurimit këtë muaj, ambasadori francez në Jemen, Jerome Bonafont.

Sipas njoftimit, këto sulme kanë shkaktuar plagosjen e civilëve, mes tyre gra dhe fëmijë.

Këshilli dënoi gjithashtu sulmet ndaj anijeve dhe kërcënimet e drejtuara kundër mjeteve tregtare në Detin e Kuq dhe në Ngushticën Bab el-Mandab. Në deklaratë u vu theksi edhe te nevoja për të garantuar sigurinë e anijeve tregtare dhe të ekuipazheve të tyre.

Pesëmbëdhjetë vendet anëtare kërkuan “bashkëpunim praktik”, veçanërisht me Qeverinë e Jemenit të njohur ndërkombëtarisht, për të penguar Houthit që të sigurojnë armë, materiale të lidhura me to, asistencë teknike, trajnim dhe financim që mund t’u mundësonin zhvillimin e operacioneve ushtarake.

Anëtarët e Këshillit nënvizuan edhe të drejtën e natyrshme të Mbretërisë së Arabisë Saudite për vetëmbrojtje legjitime, në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Më vonë, Houthit deklaruan se kishin kryer një sulm me raketa balistike dhe dronë kundër qendrave të komandës, si dhe depove të armëve dhe municioneve në jug të Arabisë Saudite.


Shtuar më 26.09.2026 08:45

Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet