Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të shtëna me armë në një kafene në Athinë, plagoset një vajzë shqiptare 10-vjeçare

    Listeria në djathin Brie/ Publikohen emrat e 44 restoranteve ku u tregtua produkti me bakterin e rrezikshëm

    BE vendos kufij për rrjetet sociale: Kush rrezikon të mbetet jashtë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Të shtëna me armë në një kafene në Athinë, plagoset një vajzë shqiptare 10-vjeçare
    Aktualitet

    Të shtëna me armë në një kafene në Athinë, plagoset një vajzë shqiptare 10-vjeçare

    September 26, 2026

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Athinë, ku një sulm me armë zjarri ndaj një kafeneje ka përfunduar me plagosjen e një vajze shqiptare rreth 10 vjeç. Autorët, pasi hapën zjarr në drejtim të lokalit, u larguan nga vendngjarja dhe më pas dogjën automjetin me të cilin dyshohet se kishin mbërritur.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50, në lagjen “Agios Panteleimonas”, në rrugën “Agorakritou”, pranë numrit 32. Sipas të dhënave paraprake, një automjet me katër persona të paidentifikuar është afruar pranë kafenesë dhe personat brenda tij kanë hapur zjarr në drejtim të lokalit.

    Në momentin e sulmit, në kafene ndodheshin rreth 10 persona, të gjithë me origjinë shqiptare. Nga të shtënat mbeti e plagosur një vajzë rreth 10 vjeç, e cila pësoi dëmtime në këmbë.

    Autoritetet greke po hetojnë nëse vajza është goditur drejtpërdrejt nga plumbat apo nëse është dëmtuar nga copëza të objekteve që janë thyer gjatë breshërisë së armëve.

    Nëna e vajzës, gjithashtu shqiptare, nuk priti mbërritjen e ambulancës, por e mori të bijën dhe e transportoi vetë drejt Spitalit të Fëmijëve “Aglaia Kyriakou”, ku ajo mori ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Pak pas sulmit, policia gjeti një automjet të djegur në një zonë pranë vendngjarjes, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. Djegia e automjetit dyshohet se ka qenë një përpjekje për të zhdukur gjurmët pas sulmit.

    Forcat e policisë kanë rrethuar zonën, ndërsa grupi hetimor po mbledh provat dhe po punon për identifikimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të sulmit.

    10-vjeçare Athinë shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të shtëna me armë në një kafene në Athinë, plagoset një vajzë shqiptare 10-vjeçare

    September 26, 2026

    Listeria në djathin Brie/ Publikohen emrat e 44 restoranteve ku u tregtua produkti me bakterin e rrezikshëm

    September 26, 2026

    BE vendos kufij për rrjetet sociale: Kush rrezikon të mbetet jashtë?

    September 26, 2026

    Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 19-vjeçari, plagosen dy persona

    September 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.