Në kuadër të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet kombëtareve të Shqipërisë dhe Bjellorusisë, e cila zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe për të parandaluar çdo incident para, gjatë dhe pas sfidës, autoritetet do të aplikojnë kufizime të lëvizjes së automjeteve në disa prej akseve kryesore në afërsi të stadiumit, duke filluar nga ora 17:00 e ditës së sotme (26 shtator 2026) e deri në përfundim të aktivitetit.
Gjatë këtij orari do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga fast food-i “Laguna” pranë urës së ish-Hotel Dajtit, në rrugën “Papa Gjon Pali II” te kryqëzimi i RTSH-së, si dhe në rrugët “Dervish Hima” e “Asim Zeneli” pranë Ambasadës së SHBA-së. Po ashtu, kufizime do të ketë në hyrje të rrugës “Themistokli Gërmenji”, te kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” me RTSH-në, si dhe në rrugën “Abdyl Frashëri” pranë Librit Universitar. Rruga “Lekë Dukagjini” pranë ish-Gardës do të shërbejë vetëm si korridor hyrës për parkimin e mjeteve të autorizuara nga FSHF-ja, ndërsa te sheshi “Willson” lëvizja do të devijohet drejt rrugës “Sami Frashëri” pak para përfundimit të ndeshjes. Rruga e Elbasanit, Unaza e Qytetit dhe bulevardi “Bajram Curri” do të mbeten plotësisht të lira për qarkullim.
Policia e Shtetit njofton se portat e stadiumit do të hapen që në orën 18:30 për të shmangur radhët e gjata. Efektivët do të ushtrojnë kontrolle të imtësishme ndaj të gjithë tifozëve para futjes në tribuna, duke ndaluar kategorikisht futjen e banderolave me përmbajtje raciste, lëndëve piroteknike si fishekzjarret e flakadanët, si dhe objekteve të forta apo të rrezikshme përfshirë monedhat metalike, çadrat, çakmakët, karikuesit e celularëve dhe produktet kozmetike. Për këtë aktivitet sportiv janë angazhuar qindra punonjës policie për të garantuar që çdo gjë të përmbyllet pa incidente.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
25 Shtator23:12
Gjimshiti para Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian
Në prag të sfidës së parë zyrtare ndaj Bjellorusisë, përpara mediave doli edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshi...
SPORT
25 Shtator22:31
Yamal zbulon sekretin e të qenit në formë: Ja kur luaj më mirë
Në moshën 19-vjeçare, talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, është etablishtuar si njëri prej futbollistëve më t&eum...
SPORT
25 Shtator21:56
Muriqi ngjitet në mesin e golashënuesve më të mirë të Ligës së Kombeve, lë pas yje të mëdhenj
Sulmuesi dhe kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të shkruajë emrin e tij në historinë e Ligës së Kombeve, duke u rendit...
SPORT
25 Shtator19:32
“Dua të jem bodibilder deri sa të vdes”/ Japonezi 90-vjeçar stërvitet gjashtë ditë në javë dhe vazhdon të fitojë tituj
Në moshën 90-vjeçare, Toshisuke Kanazawa vazhdon të ngrejë pesha, të marrë pjesë në gara dhe të fitojë ...
SPORT
25 Shtator19:27
Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim
Skandali i certifikatave të rreme të vaksinimit trondit sërish Kombëtaren e Zvicrës, teksa pas Granit Xhakës, një tjetër...
SPORT
25 Shtator18:55
Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Bjellorusisë, mungon një nga lojtarët
Kombëtarja shqiptare do të zbresë nesër në fushë për të nisur rrugëtimin në UEFA Nations League, me ndeshjen e...
SPORT
25 Shtator18:24
“Hiqni sytë nga Broja”, ish-mbrojtësi i kombëtares: E kemi pritur për 4 vite, duhet të kërkonim një talent si Gruda
Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Kreshnik Çipi, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me Armando Bro...
SPORT
25 Shtator15:52
Alcaraz kërkon ndryshime! Tenisti kundër fundit të ndeshjeve të pas mesnate në Grand Slam
Carlos Alcaraz kërkon ndryshime në programin e turneve Grand Slam, pas përfundimit të vonë të ndeshjeve në US Open. Spanjol...
SPORT
25 Shtator15:47
Bjellorusia, testi zyrtar për trajnerin Maran: Shqipëria më emocionon dhe më bën krenar
Në konferencën për shtyp, Maran pritet të zbulojë më shumë për mënyrën se si do ta ndërtojë skuadr...
SPORT
25 Shtator15:40
Havertz dhe Musiala largohen nga grumbullimi i Gjermanisë, Klopp thërret Wirtz
Kombëtarja e Gjermanisë ka pësuar dy mungesa të rëndësishme në prag të ndeshjeve të radhës, pasi Kai Havertz...