Njerëzit me natyrë vërtet shoqërore dallohen menjëherë:
Kush e ka Mesin e Qiellit te Luani e adhuron vëmendjen, qoftë në një takim biznesi apo në një darkë me miq. Me mbështetjen e fortë të Jupiterit ose Venusit, prirja për organizime shoqërore shndërrohet në një talent të mirëfilltë. Organizon, pret miq dhe shërben si “ngjitësi” që mban grupin e bashkuar. Për të, jeta është një seri “premierash” që presin të vihen në skenë.
Në anën tjetër të spektrit, kush e ka te Akrepi ose Bricjapi e veçanërisht nëse ndikohet nga Saturni, e ndërton ngadalë pjesën e të dukurit, sikur çdo shfaqje publike duhet fituar me meritë. Kjo nuk është një tërheqje nga bota, por një përzgjedhje rigoroze e mjediseve.
Ata preferojnë marrëdhënie të qëndrueshme më shumë se një mori njohjesh sipërfaqësore dhe në mjedise të zhurmshme, mbeten figura qendrore, pa pasur nevojë të ngrenë zërin.
Ekziston një gamë nuancash:
Mesi i Qiellit te Binjakët lëviz shpejt nga një grup në tjetrin, por mund të duket disi i shpërqendruar; ndërsa Mesi i Qiellit te Virgjëresha lëviz me diskrecion, duke ndihmuar të tjerët dhe zbuluar pak nga vetja. Shkalla e shoqërueshmërisë nuk është një etiketë fikse, por rezultat i tensioneve delikate mes zërave të ndryshëm të brendshëm.
Shumçka varet edhe nga mënyra se si Mesi i Qiellit ndërvepron me pjesën tjetër të hartës astrologjike.
Një Diell i fuqishëm, i lidhur mirë me Mesin e Qiellit, e shtyn njeriun të bëhet i dukshëm. Në të kundërtën, një Hënë dominuese, në konflikt me të, e çon individin të kërkojë strehë në hapësira më intime.
Disa punojnë në sytë e publikut, por ndihen si kalimtarë të thjeshtë mes turmës, ndërsa të tjerë, pavarësisht sjelljes së qetë bëhen pika referimi që njihen nga të gjithë.
Shpesh, një detaj i vetëm bën diferencën: një tranzit domethënës mbi atë pikë të lartë të hartës mund të shënojë kalimin, nga vite izolimi në një fazë me më shumë dukje, ose anasjelltas.
Dikush mund të ndryshojë punë, qytet apo rreth shoqëror, duke zbuluar gjatë këtij procesi një mënyrë të re për t’u lidhur me të tjerët.
Yjet nuk detyrojnë, por zbulojnë se kur ndizet dëshira për skenën shoqërore dhe kur ka më shumë vlerë zgjedhja për të qëndruar në sfond.
Të pranishëm, por jo të ekspozuar.