Rebelët Huthi sulmojnë përsëri Arabinë Saudite me dronë dhe raketa
Rebelët Houthi të Jemenit kanë ndërmarrë një tjetër sulm ndaj Arabisë Saudite. Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi se ka kapur dy dronë që drejtoheshin drejt Riadit dhe dy raketa balistike të lëshuara në drejtim të qytetit Khamis Mushait, në jug të vendit.
Sipas zëdhënësit të koalicionit, kolonelit saudit Turki al-Malki, sistemet e mbrojtjes ajrore zbuluan dhe shkatërruan dy mjete ajrore pa pilot që ishin lëshuar drejt zonës së kryeqytetit.
Houthit paralajmërojnë për përshkallëzim
Rebelët Houthi, konfirmuan se kishin kryer sulmet e reja.
Në një mesazh në platformën X, anëtari i zyrës politike të Houthive, Hizam al-Asad, deklaroi se operacioni ishte vetëm një “provë e vogël” në prag të një përshkallëzimi më të madh.
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite është përfshirë në luftën e Jemenit që prej vitit 2015, kur ndërhyri në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht kundër Houthive.




