Arrestohet në Rinas 53-vjeçari ukrainas, ishte shpallur në kërkim për trafik droge
Një 53-vjeçar ukrainas është arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kievit për trafik të lëndëve narkotike, në kuadër të një organizate kriminale.
Policia e Shtetit bën me dije se arrestimi i shtetasit me inicialet A.S. u krye nga Njësia e Shërbimeve të Përbashkëta Investigative në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas.
Operacioni u realizua pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
53-vjeçari u ndalua në momentin që zbriti në aeroportin e Rinasit, ndërsa autoritetet shqiptare vijojnë bashkëpunimin me agjencitë partnere për të dokumentuar aktivitetin e tij dhe lidhjet me organizatën kriminale.
Ndërkohë, Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Ukrainës, në bashkëpunim me homologët ukrainas.
Policia e Shtetit ka vlerësuar bashkëpunimin me agjencitë partnere ndërkombëtare për shkëmbimin e informacionit dhe goditjen e veprimtarisë kriminale me shtrirje përtej kufijve.
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash: Ja rrugët që do të kufizohet qarkullimi
“A kishte dijeni Vlora Hyseni për vendndodhjen e Agasit?” Gazetari Koka: SPAK thotë se e dinte
“Rama bëri mirë që nuk foli për UÇK-në në OKB”, Çollaku: Aty njihet sovraniteti serb mbi Kosovën
- 09:34 Arabia Saudite nuk e ka përjashtuar zhvillimin e armëve bërthamore
- 09:27 Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë, metodat dhe pasojat
- 09:19 Zidane nis me fitore aventurën në Nations League, Franca merr 3 pikë në Turqi! Mbappe del i dëmtuar nga fusha
- 09:17 Macron jep alarmin për Rusinë! Presidenti francez: Përgatitje për të mobilizuar 300 mijë trupa të tjera për luftën
- 09:08 Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash: Ja rrugët që do të kufizohet qarkullimi
- 09:02 E rëndë në kufirin kroato-slloven, mbyten në lumë 5 emigrantë! Shpëtohen 5 të tjerë