LIVE UPDATES
Bota

Sulm kibernetik ndaj FBI-së/ Hakerët pretendojnë se kanë vjedhur të dhënat mjekësore të mijëra agjentëve

Ekspertët paralajmërojnë se rrjedhja e të dhënave, e cila po hetohet nga FBI, mund t’i ekspozojë agjentët ndaj mashtrimeve, shantazheve dhe sulmeve të synuara, si dhe tu mundësojë kriminelëve të imitojnë zyrtarë të autoriteteve ligjzbatuese.

26 Shtator 2026, 09:28 Nga E. D
Sulm kibernetik ndaj FBI-së/ Hakerët pretendojnë se kanë
foto ilustruese

SHBA- Hakerët që kanë sulmuar sistemet e FBI-së pretendojnë se disponojnë të dhëna jashtëzakonisht të ndjeshme mjekësore të mijëra agjentëve specialë të institucionit amerikan. BBC ka parë mostra të dokumenteve mjekësore të vjedhura, të cilat lidhen me kontrollet e aftësisë për punë dhe përmbajnë të dhëna si rezultatet e analizave të gjakut dhe urinës, si dhe shënime të mjekëve për probleme shëndetësore, përfshirë raste alergjie ndaj frutave të detit dhe bananeve.

Dokumentet përmbajnë emrat e plotë dhe adresat e agjentëve, si dhe referenca për probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë “gjak në urinë” dhe “kolesterol të lartë”. Ekspertët paralajmërojnë se rrjedhja e të dhënave, e cila po hetohet nga FBI, mund t’i ekspozojë agjentët ndaj mashtrimeve, shantazheve dhe sulmeve të synuara, si dhe tu mundësojë kriminelëve të imitojnë zyrtarë të autoriteteve ligjzbatuese.

FBI nuk u është përgjigjur kërkesave për koment, por të mërkurën konfirmoi rrjedhjen e të dhënave dhe deklaroi se po heton intensivisht mënyrën se si ndodhi incidenti. Grupi i krimit kibernetik ShinyHunters njoftoi të hënën se kishte depërtuar në sistemet e FBI-së dhe publikoi detaje të sulmit në faqen e tij në darknet.

Grupi publikoi gjithashtu mostra të të dhënave që pretendon se janë vjedhur. Ato përmbajnë emra, adresa, numra telefoni, numra identifikimi, titujt e pozicioneve të punës, si dhe informacione lidhur me partnerët e punonjësve. Dokumentet duket se lidhen me mijëra agjentë, përfshirë edhe zëvendësdrejtorë të FBI-së.

Fillimisht u vlerësua se sulmi mund të kishte prekur rreth 38 mijë punonjës të FBI-së. Megjithatë, hakerët pretendojnë tashmë se numri mund të arrijë në 60 mijë punonjës aktualë dhe ish-punonjës të institucionit. Në mënyrë jo të zakonshme për sulme të këtij lloji, hakerët nuk po kërkojnë para.

Në vend të kësaj, ata kërkojnë tërheqjen e një deklarate të publikuar nga FBI në muajin maj, e cila, sipas pretendimit të tyre, i kishte fyer. Hakerët kanë paralajmëruar se do të publikojnë të gjithë bazën e të dhënave, nëse FBI nuk plotëson kërkesat e tyre. ShinyHunters është një grup ndërkombëtar hakerësh që vepron që prej vitit 2019 dhe është lidhur me një sërë sulmesh kibernetike në shkallë të gjerë./Dosja.al

fbi shba

Sondazh

Poll

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet