Fusha kthehet në ring! Lukaku bën gjestin e turpshëm ndaj italianëve, Donnarumma humb toruan dhe vërsulet drejt tij Sfida mes Italisë dhe Belgjikës në Olimpik u mbyll me një zënkë. Protagonistë u bënë Gianluigi Donnarumma dhe Romelu Lukaku me këtë të fundit që bëri një gjest provokues në drejtim të portierit italiane. Big Rom vuri gishtin tregues para gojës dhe bëri gjestin e 2-0 me dorë duke e shkaktuar zemërimin e Donnarummës me të dy futbollistët që u ndëshkuan me karton të verdhë.
Por kjo nuk është hera e parë që dy futbollistët përfshihen në përplasje mes tyre. precedenti i mëparshëm daton në 2021, në Evropianin që u zhvillua atë vit. Ishte ndeshja Belgjikë-Itali ndeshje e fazës së çerekfinaleve dhe Lukaku shfaqet te pika e bardhë, kur Italia ishte para me 2 gola. Përpara se të gjuante topin, sulmuesi shkëmbeu disa batuta me Donnarumma; ndoshta portieri italian e provokoi për të gabuar.
Në fund Lukaku shënoi dhe në atë kohë e bëri Donnarummën të heshtë. Si? Edhe në këtë rast duke vënë gishtin para gojës. Me fjalë të tjera, mes dy futbollistëve nuk ka raporte të mira dhe ndeshja tjetër mes Italisë dhe Belgjikës është programuar të luhet në 15 nëntor gjithnjë në Nations League. Shpresa është që të dy lojtarër kundërshtarë në të kaluarën edhe në derbit e Milanos, të sqarohen për të evituar skena të tjera të shëmtuara.
Top Channel