Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

    Pasojat e luftës në Iran, BE u bën thirrje shteteve: Ulni kërkesën për gaz dhe energji

    Pas tre vitesh, SHBA rikthen ambasadorin në Tiranë, Eric Wendt dorëzon kredencialet te Begaj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
    Aktualitet

    Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

    September 26, 2026
    Ndeshja Shqipëri-Ukrainë/ Policia me plan masash, ja rrugët që do të bllokohen prej orës 15:00

    Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

    Plani parashikon angazhimin e të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit të automjeteve në kryeqytet.

    Për këtë arsye, gjatë datës 26 shtator 2026, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të aplikohen kufizime të qarkullimit në disa prej akseve rrugore pranë stadiumit.

    Rrugët që do të bllokohen janë:

    Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food-i “Laguna”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit;

    Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

    Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

    Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

    Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje;

    Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

    Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, e cila do të shërbejë si koridor hyrjeje për në parkimin e përcaktuar vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja;

    Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

    Ndërkohë, te sheshi “Willson”, lëvizja në drejtim të rrugës “Sami Frashëri” do të devijohet pak para përfundimit të ndeshjes.

    Policia bën me dije se Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për qarkullimin e automjeteve.

    Në kuadër të masave të sigurisë, punonjësit e Policisë së Shtetit do të kryejnë kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve përpara hyrjes në stadium. Kontrollet do të synojnë parandalimin e futjes së sendeve dhe materialeve që mund të rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve.

    Në stadium nuk do të lejohet futja e banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve apo produkteve për përdorim kozmetik, si dhe sendeve të tjera të forta apo të rrezikshme për jetën dhe shëndetin.

    Policia u ka bërë thirrje tifozëve që të paraqiten pranë hyrjeve të stadiumit duke filluar nga ora 18:30. Sipas autoriteteve, për shkak të fluksit të lartë të tifozëve, personat që paraqiten pak para nisjes së ndeshjes mund të përballen me vonesa dhe të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium në kohë.

    Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të jenë të pranishëm gjatë gjithë zhvillimit të aktivitetit sportiv dhe do t’u ofrojnë tifozëve ndihmë dhe informacion në rast nevoje.

    Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, ndërsa masat e policisë do të vijojnë para, gjatë dhe pas përfundimit të saj.

    ndeshja policia Shqipëri-Bjellorusi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

    September 26, 2026

    Pasojat e luftës në Iran, BE u bën thirrje shteteve: Ulni kërkesën për gaz dhe energji

    September 26, 2026

    Pas tre vitesh, SHBA rikthen ambasadorin në Tiranë, Eric Wendt dorëzon kredencialet te Begaj

    September 26, 2026

    Të shtëna me armë në një kafene në Athinë, plagoset një vajzë shqiptare 10-vjeçare

    September 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.