Mjegulla e dendur ka përfshirë që në orët e para të mëngjesit ultësirën e Krujës, duke shtrirë dukshëm pamjen në aksin nga Thumana drejt Rinasit dhe në zonat përreth.
Kushtet atmosferike kanë sjellë vështirësi për drejtuesit e automjeteve, pasi shikueshmëria në rrugë është reduktuar ndjeshëm.
Për këtë arsye, drejtuesit që lëvizin në të dyja drejtimet, veri-jug dhe jug-veri, duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit.
Rekomandohet ulja e shpejtësisë, ruajtja e distancës së sigurisë dhe respektimi i sinjalistikës rrugore, veçanërisht në segmentet ku mjegulla është më e dendur.












