Dosti sulmon Ramën pas fjalimit në OKB: E cilëson “antishqiptar të betuar deri në vdekje

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar në Facebook pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Përmes postimit të tij, Dosti ka adresuar kritika të forta ndaj Ramës, duke kundërshtuar deklaratat e bëra prej tij dhe mënyrën se si, sipas publicistit, u përfaqësua Shqipëria në OKB.

Të lidhura

None found

Ai është ndalur edhe te protestat në Tiranë, të cilat, bazuar në qëndrimet që Dosti ia atribuon kryeministrit, nuk lidhen vetëm me kundërshtimin ndaj qeverisë, por edhe me zhvillime dhe interesa ndërkombëtare.

Dosti e ka përshkruar Ramën si “antishqiptar të betuar deri në vdekje” dhe ka shkruar se edhe në fjalimin e tij të fundit në OKB ai ka bërë deklarata që, sipas tij, janë të papranueshme.

Sipas reagimit të publicistit, Rama e ka cilësuar si të neveritshme shprehjen se Shqipëria u përket shqiptarëve.

Dosti ka pretenduar gjithashtu se kryeministri i ka paraqitur protestuesit në Tiranë si persona pa identitet, të nxitur dhe të financuar nga agjentura të huaja, të cilët protestojnë kundër tij dhe qeverisë.

Në postim është përmendur edhe qëndrimi se Amerika e ka tradhtuar e para Hashim Thaçin, ndërsa Joe Biden dhe të tjerë që, sipas tij, lidhen me këtë çështje, nuk ndodheshin në atë takim.

Një tjetër akuzë e përcjellë nga Dosti lidhet me interpretimin e protestës në Tiranë si një lëvizje antisemite dhe si pjesë e një komploti ndërkombëtar kundër Netanjahut, me qendër kryeqytetin shqiptar.

Publicisti ka shkruar se këto deklarata janë bërë nga kryeministri ende në detyrë i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij të fundit në OKB, në një sallë që, sipas përshkrimit të tij, ishte pothuajse e boshatisur dhe ku Rama dukej sikur po fliste i vetëm, i braktisur nga të gjithë.

Dosti ka kritikuar edhe vendosjen e bashkëshortes së kryeministrit, Lindës, në një karrige ku, sipas protokollit, zakonisht ulet Ministri i Jashtëm i Shqipërisë.

“Jam mëse i sigurt se edhe i çmenduri më guximtar nuk do të guxonte të fliste kësisoj”, ka shkruar ai.

Në përfundim të reagimit, Dosti ka përdorur shprehjen “Marre!”, duke e lidhur atë me qëndrimet dhe fjalët e Ramës.


Shtuar më 26.09.2026 10:11

Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet