Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

26 Shtator 2026, 10:10Bota TEMA
Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e

Paraditen e së premtes sipas kohës lokale, presidenti i Kinës Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij, Peng Liyuan, zhvilluan një bisedë çaji me presidentin amerikan Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, Melania, në Shtëpinë e Bardhë.

Të dy krerët e shtetit ranë dakord të pasurojnë më tej përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve kino-amerikane, duke u angazhuar të ndërtojnë së bashku “marrëdhënie strategjike të qëndrueshme e konstruktive, të bazuara mbi respektin, barazinë dhe reciprocitetin”.

Xi Jinping vuri në dukje se kjo shënon rikthimin e tij në Uashington për një vizitë shtetërore pas 11 vjetësh. Gjatë kësaj vizite, të dyja palët e kanë pasuruar më tej pozicionimin e marrëdhënieve kino-amerikane. Janë arritur gjithashtu rezultate me përfitim të ndërsjellë në fushat ekonomiko-tregtare, të cilat do të mirëpriten nga popujt e të dyja vendeve dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Xi Jinping theksoi se perspektiva e marrëdhënieve Kinë-ShBA është e ndritshme, dhe kjo është një prirje e historisë. Mirëpo, sipas tij, rruga drejt kësaj të ardhmeje të ndritur është shpesh me zigzage dhe me vështirësi e sfida të ndryshme, gjë që është në përputhje me ligjin e zhvillimit.

“Unë jam i gatshëm të punoj krah për krah me presidentin Trump, me guxim dhe përgjegjësi ndaj historisë, për të shkruar së bashku një kapitull të rëndësishëm në historinë e zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane,” u shpreh kreu i shtetit i Kinës.

Presidenti Trump deklaroi se vizita shtetërore e presidentit Xi Jinping në Shtetet e Bashkuara është konstruktive dhe shumë e suksesshme. Të dyja palët u angazhuan në komunikim të thellë mbi marrëdhëniet ShBA-Kinë dhe çështjet kryesore ndërkombëtare e rajonale, duke arritur shumë rezultate pozitive në dobi të dy vendeve. Trump shprehu shpresën për të mbajtur komunikim të ngushtë me presidentin Xi Jinping, për të udhëhequr së bashku zhvillimin e marrëdhënieve ShBA-Kinë.

Pas bisedës së çajit, Xi Jinping dhe Peng Liyuan, të shoqëruar nga presidenti Trump dhe Melania Trump, vizituan Arkivat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Lini një Përgjigje