Mancini-Italia, nuk është më viti 2018, e dhëna që tremb dhe aspekti psikologjik që nuk duhet nënvlerësuar

26/09/2026 10:16

Roberto Mancini ëndërronte javën perfekte, siç e përkufizoi ai në konferencën për shtyp teksa bëri përshkrimin e rikthimit të tij në pankinën italiane, por fusha tregoi krejt të kundërtën.

Viti 2026 nuk është 2018 duke qenë se eksperienca e parë në kombëtare përkoi me fitoren ndaj Arabisë Saudite, që sigurisht nuk ishte Belgjika. Por 2026 ishte edhe 2018 duke marrë në konsideratë faktin se nga 9 humbjet e mandatit të parë të Mancinit erdhën shpejt, ndeshja e 2 dhe e 5 ndaj Francës dhe Portugalisë. Me fjalë të tjera përveç Evropianit të 2021, në ndeshjet me skuadrat e mëdha të futbollit evropian, Italia gjithnjë ka vuajtur dhe jo pak.

Për të kuptuar se sa e vështirë do të jetë puna në ditët dhe muajt e ardhshëm, mjaft të mendosh se ajo e mbrëmjes të së premtes, ishte vetëm hera e dytë në 40 vitet e fundit që kombëtarja italiane pësoi një humbje në shtëpi  me rezultatin 0-2. Nuk është se Mancini nuk e di këtë me trajnerin që tha një frazë që shumë personave mund t’u ketë shpëtuar. ‘Nuk duhet të demoralizohemi pas një apo 2 humbjesh’. Që do të thotë se deri të hënën e 5 tetorit, Italia do të luajë edhe me Turqinë 2 herë dhe Francën dhe nuk përjashtohet mundësia që të vijë ndonjë disfatë tjetër.

Në sytë e të gjithëve është puna teknike, me zgjedhjet e futbollistëve dhe durimi për të pritur më të rinjtë dhe ajo taktike, Romano menjëherë në mesin e fushës dhe Kean në të djathtë ishin një bast, por nuk duhet nënvlerësuar as aspekti psikologjik e një grupi ose të një ambienti duke marrë parasysh se një ditë më parë kishte fytyra të reja në krahasim me periudhën Spalletti-Gattuos, që duket se është mësuar  që të qëndrojë në prapavijën e futbollit botëror. Në këtë mënyrë, trajnerit do t’i duhet të punojë në çdo aspekt me shpresën për të gjetur sa më shpejt atë shpirtin e Italisë që luan dhe të çlirët që regjistroi 37 ndeshje radhazi pa humbje në periudhën 2018-2021. Mision i vështirë, por për Italinë nuk ka rrugë tjetër.

Top Channel