Reshjet e para të borës kanë mbërritur në bjeshkët e Tropojës që në muajin shtator, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të motit dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Që në orët e para të mëngjesit, dëbora ka zbardhur zonën e Makrofçës, duke mbuluar shpatet e maleve dhe duke krijuar një panoramë tipike dimërore, edhe pse jemi ende në ditët e para të vjeshtës.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, dhe tregojnë peizazhin e transformuar nga reshjet e para të borës.

Ndryshimi i motit kërkon edhe më shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve që lëvizin drejt këtyre zonave, veçanërisht në akset malore ku kushtet atmosferike mund të jenë të paqëndrueshme.