Francë-Poloni është finalja e Kampionatit Europian në Volejboll për meshkuj, sfidë që do të zhvillohet sonte në orën 21:00, në Milano.
Polonia, skuadra kampione në fuqi e kontinentit, mposhti në gjysmëfinale Slloveninë me rezultatin e pastër 3-0 (25-23, 25-23, 25-18).
Në gjysmëfinalen tjetër, Franca triumfoi 3-1 (25-17, 18-25, 25-18, 25-15) përballë Finlandës. Sfida Poloni-Francë është një përsëritje e finales së Lojërave Olimpike, “Paris 2024”. Francezët fituan Medaljen e Artë, pasi mposhtën 3-0 polakët në atë ndeshje.
Finlanda do të përballet me Slloveninë, në finalen e vogël në orën 17:00.