Aktualitet

Në kërkim për trafik droge, ukrainasi arrestohet sapo zbret në Rinas!

Në kërkim për trafik droge si pjesë e një organizate kriminale, një ukrainas u arrestua në Rinas. Sipas Policisë së Shtetit, 53-vjeçari Anatolii Streletskyi u prangos sapo zbriti në aeroport, pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare Federale pranë Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Njësia e Shërbimeve të Përbashkëta Investigative në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në sajë të shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, arrestuan shtetasin:

A.S., 53 vjeç, shtetas ukrainas.

Ky shtetas u arrestua nga shërbimet e Policisë, në momentin që zbriti në aeroportin e Rinasit.

Shtetasi ukrainas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Kievit, për trafik të lëndëve narkotike, si pjesë e një organizate kriminale.

Policia e Shtetit po punon me agjencitë partnere lidhur me këtë anëtar të organizatës kriminale, si dhe Interpol Tirana po punon për fillimin e procedurave të ekstradimit me homologët ukrainas.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.