E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Gurabije të kuqe, shija e fëmijërisë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Një recetë e thjeshtë, e shijshme dhe plot nostalgji, që sjell në tryezë shijen e ëmbël të fëmijërisë. Gurabijet e kuqe nga shefja e kuzhinës Albana Mançja janë perfekte për t’i përgatitur në shtëpi dhe për t’i shijuar me familjen.

Përbërësit:

– 2 vezë

– 100 g sheqer

– 70 g gjalpë i shkrirë

– 150 ml qumësht

– 500 g miell

– 1 pako pluhur pjekjeje (ose sodë buke)

– Vanilje sipas dëshirës

Për lyerjen sipër:

– Sheqer pluhur

– Pak ujë

– Bojë ushqimore e kuqe

Përgatitja:

Në një enë rrahim vezët me sheqerin, derisa masa të bëhet e hapur dhe kremoze. Shtojmë gjalpin e shkrirë dhe e përziejmë mirë.

Hedhim qumështin dhe vaniljen, duke vazhduar përzierjen. Miellin e përziejmë me pluhurin e pjekjes dhe e shtojmë gradualisht te masa e lëngshme.

Punojmë brumin derisa të jetë i butë dhe i njëtrajtshëm. I japim formë të rrumbullakët gurabijeve dhe i vendosim të piqen në furrë për rreth 20 minuta.

Pasi të ftohen, i lyejmë me pak sheqer pluhur të rrahur me ujë dhe bojë të kuqe ushqimore.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.