Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Ndjekje si në filma në Durrës: 30 vjeçari manovra të rrezikshme në rrugë me makinën që vodhi në Tepelenë, tenton t'i shpëtojë Policisë dhe shkakton aksident masiv

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Ndjekje si në filma në Durrës: 30 vjeçari manovra
Pamje nga ndjekja policore ne Durres

Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë së Shtetit, për vjedhjen e një makine në Tepelenë mbrëmjes së enjtes, është arrestuar në mesnatë në qytetin bregdetar të Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasin M. K., 30 vjeç.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, gjatë patrullimit në territor, në rrugën “Pavarësia”, rreth orës 23:00, kanë konstatuar një automjet pa targa dhe me xhama të zinj, që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i automjetit, sapo vuri re prezencën e policisë, shtoi shpejtësinë dhe tentoi t’u largohej shërbimeve, të cilët i bënë shenjë ndalimi.

Në ikje e sipër, drejtuesi i automjetit aksidentoi 4 automjete, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe të punonjësve të policisë, dhe më pas braktisi automjetin, duke tentuar të largohej me vrap, por u neutralizua nga shërbimet e policisë.

Nga verifikimet paraprake rezultoi se personi i ndaluar, shtetasi M. K., 30 vjeç, ishte person i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi një ditë më parë kishte vjedhur në Tepelenë automjetin me të cilin tentoi t’i largohej policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Hetimit, u bë arrestimi në flagrancë i 30-vjeçarit, për veprat penale “Vjedhja”, “Mosbindja e urdhrit të punonjësit të rendit publik”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese