Teuta do të luajë sonte një ndeshje miqësore ndaj Besëlidhjes, me takimin që është planifikuar të nisë në orën 16:00 në stadiumin “Brian Filipi”.
Të lidhura
None found
Përballja u shërben të dyja skuadrave për të ruajtur ritmin e konkurrimit gjatë ndërprerjes së kampionateve. “Abissnet Superiore” dhe Kategoria e Parë do të rikthehen pas dy javësh.
Skuadra durrsake, e cila kryeson renditjen e Superiores, synon të shfrytëzojë këtë periudhë për të mbajtur futbollistët në gjendje optimale dhe të përgatitur për ndeshjen e ardhshme. Për Besëlidhjen, takimi përbën një test të rëndësishëm.
Lezhjanët aktualisht drejtohen nga trajneri i përkohshëm Klevis Hima, pas largimit të Elvis Plorit. Në klasifikim, Besëlidhja renditet e 10-ta, në zonën e rënies. Edhe pse e nisi sezonin me ambicie për ngjitjen në elitë, skuadra ka shfaqur luhatje në rezultate.
