Flash

Operacion i befasishëm i SPAK, arrestohet në Shkodër Bledar Cafi/ Rishpallet në kërkim Indrit Dokle

Lapsi.al 26 September 2026

Policia e Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e SPAK, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lartë”. Gjatë këtij aksioni të zhvilluar në disa zona të vendit, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Bledar Cafi, si dhe u ushtruan kontrolle për lokalizimin e Endrit (Indrit) Dokles, i cili u rishpall në kërkim pasi nuk u gjet në banesë. 

Kapja e 50-vjeçarit Bledar Cafi u realizua në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në qytetin e Shkodrës. Aksioni u krye në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të datës 25 shtator 2026, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest me burg”.  

Nga hetimet e kryera nga SPAK, Bledar Cafi akuzohet për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale.

Po në zbatim të vendimit të GJKKO-së, forcat ligjzbatuese ushtruan kontrolle të imtësishme në ambientet që i përkasin 43-vjeçarit Endrit (Indrit) Dokle, i lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Dokle figuron person në kërkim që prej vitit 2024 me masë sigurie “Arrest me burg” për të njëjtat akuza që lidhen me trafikun e narkotikëve dhe grupin e strukturuar kriminal.

Gjatë kontrolleve të befasishme të ushtruara në vendbanimet e tij, Endrit Dokle nuk u gjet nga forcat e policisë. Për këtë arsye, ai është rishpallur në kërkim dhe strukturat hetimore po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Operacioni “Muri i Lartë” u realizua përmes koordinimit të rreptë mes strukturave kryesore operacionale dhe hetimore në vend. Në terren vepruan Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, të cilat punuan në bashkëpunim të ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit nën udhëheqjen e SPAK-ut.



 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI