web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SPAK operacion në Shkodër/ Kontrolle në pronat e Indrit Dokles

26 Shtator 2026, 10:42, Kronika CNA

SPAK operacion në Shkodër/ Kontrolle në pronat e Indrit Dokles

SPAK ka kryer një operacion të gjerë në Shkodër ku ka vënë në pranga shtetasin B.C., person me rrezikshmëri të lartë shoqërore i shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.

Me vendimin e GJKKO-së u ushtrua kontroll edhe në pronat e shtetasit Indrit Dokle. Dokle është shpallur person në kërkim që prej vitit 2024, për të cilin GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

“Po në zbatim të vendimit të GJKKO-së, u ushtrua kontroll në vendet që i përkasin shtetasit në kërkim E. D., alias I. D., 43 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, person në kërkim që prej vitit 2024, për të cilin GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

"Gjatë kontrolleve, ky shtetas nuk u gjet dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij”, thuhet në njoftim./ CNA





Lajmet e fundit nga