web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria me mungesa, dueli me Bjellorusinë në dorën e anglezëve

26 Shtator 2026, 10:51, Sport CNA

Shqipëria me mungesa, dueli me Bjellorusinë në dorën e

Shqipëria do të nisë rrugëtimin në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Kuqezinjtë zhvilluan stërvitjen zyrtare para ndeshjes, duke punuar në aspektin fizik dhe në skemat taktike. Trajneri Rolando Maran e ka grupin të plotë pas rikthimit të Kristjan Asllanit në stërvitje.

Klisman Cake vijon rikuperimin, por nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim. UEFA ka caktuar një trupë arbitrash nga Anglia për sfidën Shqipëri-Bjellorusi.

Kryesor do të jetë 33-vjeçari Samuel Barrot, i cili këtë sezon ka gjykuar edhe finalen e Superkupës së Anglisë mes Arsenalit dhe Manchester City.

Barrot është arbitër ndërkombëtar prej vetëm një viti dhe nuk ka drejtuar më parë asnjë ndeshje të Shqipërisë.





Lajmet e fundit nga