Dalin pamjet nga operacioni i SPAK në Shkodër, momenti i arrestimit të 50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë (VIDEO)

26 Shtator 2026 | 10:53

Janë publikuar pamjet nga operacioni i SPAK i zhvilluar këtë të shtunë në qytetin e Shkodrës. Në pamje, duket momenti i arrestimit të 50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Bledar Cafi.

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e tij në Shkodër. Siç shihet edhe nga pamjet, forca të shumta policie kanë marrë pjesë në operacion.

Cafi akuzohet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu lidhur me këtë operacion është shpallur në kërkim Endrit alias Indrit Dokle. Policia po vijon punën për kapjen e tij pasi ai nuk u gjet në banesë gjatë operacionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Operacion blic i SPAK, arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë! Shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

SPAK ka zhvilluar këtë të shtunë një operacion blic në qytetin e Shkodrës ku mësohet se është vënë në pranga një 50-vjeçar me rrezikshmëri të...
10:37 | 26/09/2026

Dosja e ‘SHISH’, Bashkimi Europian: Kemi besim të plotë te SPAK

Bashkimi Europian ka përcjellë një mesazh të qartë nga Brukseli për drejtësinë shqiptare, duke shprehur besim dhe mbështetje për SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale...
10:30 | 26/09/2026

Kishte vjedhur një automjet, gjatë arratisjes goditi 4 makina! Vihet në pranga 30-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi ai ka vjedhur një automjet. Sipas njoftimit, autori...
10:25 | 26/09/2026