“Më goditi me pasqyrë"/ Flet shefi i Komisariatit të Krujës pas publikimit të videos: Nuk e kam kërcënu...
Aktualitet
VIDEO/ Operacioni i SPAK në Shkodër, momenti i arrestimit të 50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë, Bledar Çafi
Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
26 Shtator 2026, 10:55Nga E. D
pamjet
SHKODËR- Janë publikuar pamjet nga operacioni i SPAK dhe BKH në Shkodër, ku u arrestua në banesë 50-vjeçari Bledar Çafi. Kapja dhe arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër.
Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Po ashtu është lëshuar urdhërarrest për Indrit Doklen. Në zbatim të vendimit të GJKKO-së, u ushtrua kontroll në vendet që i përkasin Indrit Dokles lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.
43-vjeçari është në kërkim që prej vitit 2024, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./Dosja.al