Lajmi i fundit

EMRAT/ Arrestohet i 'forti' i Shkodrës, shpallet në kërkim Indrit Dokle

Qarku Kukës nën reshje shiu e bore, gurë e dhera në disa akse rrugore

10:42, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qarku i Kukësit është përfshirë gjatë 24 orëve të fundit nga një ulje e ndjeshme e temperaturave, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të moderuar.

Gjatë orëve të natës, në disa akse rrugore është evidentuar prani gurësh dhe dherash, të shkaktuara nga reshjet. Gjatë mëngjesit të sotëm, prezencë inertesh është konstatuar në akset e Shishtavecit, Valbonës, Qafës së Malit dhe Bushtricës.

Punonjësit e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë në këto akse, duke bërë të mundur largimin e gurëve dhe dherave nga rruga.

Sipas autoriteteve, aktualisht nuk raportohet për akse problematike apo pengim të qarkullimit të mjeteve.

Ndërkohë, në bashkinë Tropojë, gjatë pasdites së djeshme, në zonat e larta malore janë regjistruar edhe reshje bore. Reshjet kanë përfshirë kryesisht bjeshkët e Markofçës, ku vijojnë të qëndrojnë banorë në stane.

Sipas autoriteteve, reshjet e borës nuk kanë shkaktuar probleme, ndërsa trashësia e saj ka qenë e vogël.

Ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut e të borës kanë sjellë një panoramë tipike vjeshtore në zonën e Kukësit, ndërsa shërbimet e mirëmbajtjes vijojnë të monitorojnë akset rrugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco