Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave për ceremoninë e nisjes së mandatit si Ambasador i SHBA në Tiranë

26 Shtator 2026 | 11:11

Eric Wendt ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku do të dorëzojë letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, duke nisur zyrtarisht misionin e tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Wendt mbërriti në Shqipëri një ditë më parë dhe ceremonia në Presidencë shënon fillimin formal të mandatit të tij diplomatik në Tiranë.

Me emërimin e tij, përfundon edhe periudha thuajse trevjeçare gjatë së cilës Shtetet e Bashkuara nuk kishin një ambasador të konfirmuar në Shqipëri.

Eric Wendt u propozua për këtë detyrë nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe u konfirmua nga Senati i Shteteve të Bashkuara më 6 gusht.

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë me një karrierë të gjatë në fushën ushtarake dhe të sigurisë kombëtare. Ai ka më shumë se 34 vite shërbim në ushtrinë amerikane, ndërsa një pjesë të rëndësishme të karrierës e ka zhvilluar në Forcat Speciale amerikane, “Green Berets”.

Në profilin e tij profesional përfshihet edhe drejtimi i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, duke e bërë përvojën e tij të lidhur ngushtë me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në kuadër të Aleancës.

Dorëzimi i kredencialeve te Presidenti shënon kështu hapin e parë formal të Wendt në ushtrimin e funksionit të ambasadorit amerikan në Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Putin përmbys çdo pretendim: Ne nuk do të bëjmë luftë me Europën

Moska nuk po përgatitet për veprime ushtarake kundër vendeve evropiane, tha Presidenti Vladimir Putin, duke hedhur poshtë pretendimet për një kërcënim rus si një përpjekje...
10:19 | 26/09/2026

Vlora Hyseni shkon në GJKKO, momenti kur hyn në ambientet e gjykatës

Ish -drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni ka shkuar këtë të enjte në GJKKO për seancën e pyetjeve lidhur me masën e saj të sigursë “Arrest...
11:55 | 24/09/2026

Grupi parlamentar i PD hyn në Kuvend së bashku me Berishën (VIDEO)

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka hyrë në Kuvend së bashku me kreun e partisë, Sali Berisha, aty ku pritet të nisë seanca parlamentare. Më...
10:18 | 24/09/2026