
Eric Wendt ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku do t’i paraqesë letrat kredenciale Presidentit të Republikës dhe do të nisë zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Ai mbërriti dje në Tiranë. Marrja e detyrës prej tij i jep fund një periudhe prej gati tre vitesh gjatë së cilës SHBA-ja nuk kishte ambasador në Shqipëri.
I propozuar nga Presidenti Donald Trump dhe i konfirmuar nga Senati amerikan më 6 gusht, Wendt sjell një përvojë mbi 34-vjeçare në ushtrinë amerikane.
Gjatë karrierës së tij ka mbajtur poste drejtuese në Forcat Speciale “Green Berets” dhe ka drejtuar Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s./Versus.al
View this post on Instagram

