Merkatoja europiane e futbollit po shkon drejt shifrave gjithnjë e më të larta, ndërsa UEFA ka ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë financiare të klubeve.
Sipas raportit vjetor të UEFA-s, shpenzimet totale në merkaton e fundit verore kaluan për herë të parë 10 miliardë euro.
Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 8% krahasuar me vitin 2025 dhe 43% më shumë se në vitin 2019.
Klubet angleze kanë një rol dominues, pasi janë përgjegjëse për pothuajse gjysmën e shpenzimeve totale të merkatos.
Një pjesë e madhe e këtyre parave ka qarkulluar brenda vetë Anglisë, duke krijuar një diferencë të madhe me kampionatet e tjera europiane.
Sipas UEFA-s, kjo situatë ka sjellë një treg me “shpejtësi të dyfishtë” dhe polarizim të madh financiar.
Andrea Traverso, përgjegjës për sektorin financiar në UEFA, ka paralajmëruar se rritja e vazhdueshme e vlerave të transferimeve po krijon një model më të brishtë.
Klubet angleze paguajnë mesatarisht rreth 24 milionë euro për një lojtar, ndërsa në kampionatet e tjera kryesore europiane mesatarja është nën 5 milionë euro.
Shqetësim tjetër është se shumë prej këtyre transferimeve paguhen me këste, duke rritur borxhet dhe varësinë nga të ardhurat e ardhshme.
Sipas Traversos, modeli aktual mbështetet gjithnjë e më shumë te inflacioni i vlerave të lojtarëve dhe likuiditeti i tregut.
Një korrigjim i fortë i çmimeve do të mund të ekspozonte klubet që kanë bërë investime të mëdha në vitet e fundit.
Megjithatë, raporti sjell edhe një tregues pozitiv për futbollin europian: sezonin e kaluar stadiumet regjistruan një rekord prej 242 milionë spektatorësh.
Premier League kryeson edhe në këtë aspekt me 15.8 milionë tifozë të pranishëm, e ndjekur nga Gjermania, Spanja dhe Italia.
© SYRI.net
VIDEO/ Belgjika ‘shokon’ Italinë, fitore brenda në ‘Olimpico’
Trajneri i Bjellorusisë befason para Shqipërisë: Nuk mendojmë për rezultatin në Tiranë
Inter-Lazio/ Zyrtarizohet data dhe stadiumi ku do të luhet finalja e Superkupës së ItalisëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: