Eric Wendt shkon në Pallatin e Brigadave, takim me Presidentin Begaj
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim në pallatin e Brigadave me Presidentin Bajram Begaj, të cilit i ka dorëzuar letrat kredenciale.
Takimi ka zgjatur më shumë se një orë dhe kjo ceremoni shënon nisjen zyrtare të detyrës së Wendt si kryediplomat amerikan në Shqipëri.
Eric Wendt vjen në këtë detyrë me një karrierë të gjatë e me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kombëtare dhe diplomacisë ushtarake. Ai ka shërbyer për më shumë se 34 vite në Ushtrinë e SHBA-së, ku mbajti gradën e Gjenerallejtnantit. Ndër të tjera, Wendt ka drejtuar Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s, ku ka bashkëpunuar drejtpërdrejt me trupat dhe drejtuesit e mbrojtjes së Shqipërisë, si dhe ka shërbyer pranë Departamentit të Shtetit në Ambasadën e SHBA-së në Jeruzalem si Koordinator i Sigurisë.

