Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e caktuar për 1 tetor në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Të lidhura
None found
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Hamza i ka ftuar qytetarët t’i bashkohen tubimit që do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur në orën 16:00.
“1 TETOR | 16:00 | SHESHI ‘SKËNDERBEU’, PRISHTINË. Bashkohu edhe ti! Le të bashkohemi kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Hamza në përshkrimin e videos.
Tubimi është paralajmëruar si një protestë masive kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Thirrja e Hamzës vjen në një periudhë kur në Prishtinë, në qytete të tjera të Kosovës dhe jashtë vendit janë mbajtur protesta kundër aktgjykimit të Speciales.
