Në kuadër të sfidës Shqipëri-Bjellorusi, që do të luhet këtë të shtunë në stadiumin arena kombëtare, policia ka marrë një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë kësaj të shtune, duke nisur nga nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, policia e shtetit në bashkëpunim me atë bashkiake do të aplikojnë kufizimin e qarkullimit ë mjeteve në disa akse.