Fjalimi në asamblenë e OKB -së edhe historia e Nuredin Xhakës!

Fjalimi në asamblenë e OKB -së edhe historia e Nuredin Xhakës!

10:37, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Irena Beqiraj 

Tek dëgjoja Kryeministrin në OKB ,  ku me budallallëqet dhe pallavrat performative të ritualizuara me të cilat përkëdhel veten,  mendon se po krijon një lloj momenti kuptimplotë ose zbulues në politikën globale më tërhoqi vëmendjen xhaketa me detajin e kuq rreth jakës.

Po, teksa dëgjoja të flitej për llogaridhënie, ku në Shqipëri protestohet pikërisht për mungesë të saj  edhe jo për antisemitizëm, ku më shumë se sallës bosh të OKB-së Rama po përpiqej t'i impononte botës faktin se i vetmi realitet që ata duhet të besojnë  është realiteti që krijon ai,  për të mos e braktisur këtë "çmenduri"  dhe për ta dëgjuar fjalimin deri në fund , më ndihmoi  detaji i kuq në xhaketën e Kryeministrit.

Xhaketa e Kryeministrit nuk kishte të sharë. Elegante, e bukur, mund të them me bindje i vetmi element mbresëlënës në performacën e njeriut që po kërkonte të ngjiste me mundim  copat e imazhit të tij, të bërë prej skandaleve edhe protestës,  copë e çikë.

Edhe m'u kujtua një histori e vjetër që  tregohej në shtëpinë time, sa herë që mamaja ime  donte të  vinte në dukje kotësinë e identitetit performativ që shpesh krijonim me papjekurinë e rinisë së hershme.

Nuredini me shokë të tjerë të fshatit shkoi në kurbet në Amerikë . U kthyen të gjithë në fshat pas disa vitesh. Ndërsa shokët u kthyen në shtëpi me napoleona flori, me të cilat  blenë bageti,  qe e qereste për të punuar tokën, Nuredini kishte vepruar ndryshe.

E ëma Hyria pasi e la ca ditë të çlodhej e pyet - Nuredin , a  ke prurë ndonjë napoleon të rregullojmë ca ekonominë?

Jo- ju kthye Nuredini prerazi ! Nëno të tjera janë qëllimet e mia.  Kam blerë rroba e unazë diamanti,  sepse dua të bie në sy në kasaba, se vetëm kështu mund të më marrin për të madh e për të zotin!

Hyria edhe pse e kishte të vetmen dritë syri Nuredinin, vendosi ti jepte një mësim.

Shtroi një darkë , ftoi gjithë fashatin.  Duke qenë grua e ve u ul tek sofra e burrave edhe u kërkoi leje burrave që edhe pse grua të këndonte në sy të tyre një këngë për Nuredinin e saj të vetëm.  Dhe ja nisi:

Të keqen Nuredin Xhaka

Vdektë Hyria të lëntë mbrapa!

I veshur me rroba mbreti

Nga mendja kaposh deti!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco