Bledar Cafi, 50 vjeç, i konsideruar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u arrestua me urdhër të SPAK, pasi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Cafi rezulton person me precedentë të mëparshëm kriminalë dhe është dënuar më herët në Itali për trafik narkotikësh.
Më 4 qershor 2020, Gjykata e Triestes e dënoi Cafin me 4 vite e 2 muaj burg për trafik droge në sasi të mëdha dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe më 25 janar 2021 në Shkodër nga policia shqiptare me qëllim ekstradimin drejt Italisë për të vijuar vuajtjen e dënimit.
Lajmi kryesor:
SPAK godet sërish grupin e 'Rrajave', shpall në kërkim Indrit Doklen, në pranga një tjetër! Akuzohen për trafik droge! VIDEO e operacionit
LAJMET MË TË VLERËSUARA











