Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksidenti tragjik në Fushë-Krujë, në zi edhe Forcat e Armatosura! I riu që humbi jetën ishte pjesë e Akademisë

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti tragjik në Fushë-Krujë, në zi edhe Forcat e
Studenti i ndjerë, Leart Zalla

Aksidenti i rëndë i mbrëmjes së djeshme në Fushë-Krujë, që i mori jetën një 19-vjeçari dhe la të plagosur dy persona të tjerë, ka prekur edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Kameras”, ndërsa viktima është identifikuar me inicialet L.Z.

I riu rezulton të ishte student i vitit të parë në programin “Shkenca e Komunikimit në Fushën e Mbrojtjes” në Akademinë e Forcave të Armatosura. Lajmi për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta është bërë me dije edhe nga vetë Forcat e Armatosura, që përmes një postimi në rrjetet sociale kanë shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e 19-vjeçarit.

“Me hidhërim të thellë mësuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Leart Çim Zallës, 19 vjeç, student i vitit të parë në programin “Shkenca e Komunikimit në Fushën e Mbrojtjes” në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Në këto momente të dhimbshme, Akademia e Forcave të Armatosura shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën Leartin.

Humbja e një të riu në këtë moshë është një dhimbje e madhe dhe e pazëvendësueshme. Kujtimi i tij do të mbetet përherë mes nesh, në Akademinë e Forcave të Armatosura.

U prehtë në paqe!

Akademia e Forcave të Armatosura”, shkruhej në postimin e FA.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese