Hetimi për falsifikimin e certifikatës mund të rëndojë ndjeshëm situatën e Granit Xhakës. Sipas të dhënave të hetimit, janë konstatuar disa shkelje që lidhen me periudhën kur mesfushori shqiptar ishte pjesë e Arsenalit.
Të lidhura
None found
Gjatë asaj kohe, Xhaka e përdori certifikatën për të udhëtuar drejt SHBA-ve, ndërsa ishte pjesë e “Topçinjve” të Londrës. Si pasojë, ai dyshohet se ka mashtruar edhe autoritetet doganore amerikane.
Nëse kjo shkelje e rëndë konfirmohet në rrugë penale, Xhaka mund të përballet me një ndëshkim të ashpër. Sanksionet që mund të vendosen nga FIFA parashikojnë pezullimin e kapitenit të Zvicrës, duke e penguar të luajë si për “Helvetët”, ashtu edhe për Sunderland, deri në përfundimin e plotë të periudhës së dënimit.
Granit Xhaka reagoi menjëherë pas publikimit të skandalit, duke e cilësuar veprimin si të nxituar dhe duke pranuar përgjegjësinë për gabimin. Në marrëveshje të plotë me Federatën zvicerane të Futbollit, ai vendosi të mos luante në ndeshjet e Nations League deri në sqarimin e situatës.
