Italia në “krizë” edhe pas rikthimit të Mancinit, humb 2-0 në shtëpi kundër Belgjikës

26 Shtator 2026 | 12:06

Gjashtë muaj pas dështimit për t’u kualifikuar për Kupën e Botës për të tretën herë radhazi, Italia ende po vuan.

Italia u mposht 2-0 në shtëpi nga Belgjika, në Ligën e Kombeve të premten, në ndeshjen e parë të “Azzurrëve” që nga humbja në “play-off” ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në mars.

Roberto Mancini shënoi rikthimin e tij në stolin e Italisë tre vjet pasi braktisi punën për një marrëveshje fitimprurëse për të drejtuar Arabinë Saudite dhe dukej i frustruar në vijën anësore.

Nga bankina tjetër, ndeshja e djeshme ishte një debutim i suksesshëm për trajnerin e ri të Belgjikës, Mark van Bommel.

Vetëm 47,155 spektatorë u paraqitën në stadiumin Olimpico me 70,000 vende dhe tifozët vendas po fishkëllenin që në minutën e 20-të pasi Mika Godts i kaloi belgët në avantazh me golin e tij të parë ndërkombëtar.

Dodi Lukebakio dyfishoi avantazhin e Belgjikës në mesin e pjesës së dytë. Pas ndeshjes, lojtarët italianë u fishkëllye nga tifozët e saj teksa largoheshin nga fusha.

“Kur humbasim, askush nuk është i lumtur”, tha Mancini.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Michael Olise barazon rekordin 68-vjeçar, 9 asistime me Francën në një vit

Michael Olise vazhdon të dhurojë performancë fantastike me ekipin kombëtar të Francës. Falë asistimit të tij të fundit kundër Turqisë, sulmuesi francez tani ka arritur...
10:10 | 26/09/2026

Zidane nis me fitore aventurën në Nations League, Franca merr 3 pikë në Turqi! Mbappe del i dëmtuar nga fusha

Zinedine Zidane ka regjistruar mbrëmjen e së premtes fitoren e parë në ndeshjen e parë si trajner me Francën. Franca mori 3 pikët në Turqi,...
09:19 | 26/09/2026

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash: Ja rrugët që do të kufizohet qarkullimi

Policia e Shtetit ka dalë këtë të shtune me një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi e cila...
09:08 | 26/09/2026