Haradinaj përkujton viktimat e masakrës në Abri të Epërme: 23 anëtarë të familjes Deliu u vranë nga forcat serbe

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e kryer në Abri të Epërme, ku 28 vjet më parë forcat serbe vranë 23 pjesëtarë të familjes Deliu, mes tyre edhe foshnje.

Të lidhura

None found

Haradinaj tha se kjo ngjarje mbetet një nga plagët më të rënda në historinë e Kosovës. Sipas tij, viktimat ishin shqiptarë të pafajshëm, të cilët synonin të jetonin të lirë në vendin e tyre.

“Në këtë përvjetor të masakrës së Abrisë së Epërme, kujtojmë me dhimbje të madhe tragjedinë që la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë. Para 28 vitesh, forcat serbe kryen një krim barbar ndaj familjes Deliu, duke ekzekutuar 23 anëtarë të saj, nga një foshnje disa muajshe deri te një i moshuar 94-vjeçar”, ka shkruar ai.

Ai veçoi gjithashtu mësuesin Vesel Demaku dhe nxënësit e tij, Valdet Xhemajli e Afrim Hajdari, të cilët u vranë duke luftuar kundër armikut.

“Mësuesi trim Vesel Demaku, bashkë me dy nxënësit e tij, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari, ranë heroikisht në përballje me armikun, duke e mbrojtur lirinë deri në frymën e fundit”, thuhet në reagimin e Haradinajt.

Kreu i AAK-së theksoi se okupimi i kushtoi Kosovës spastrim etnik, shkatërrime dhe humbje të mëdha njerëzore, por shtoi se dëshira për liri dhe pavarësi nuk u thye.

“Vullneti ynë për liri dhe pavarësi nuk u lëkund asnjëherë. Lavdi e përjetshme martirëve të Abrisë dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për Atdheun!”, ka deklaruar Haradinaj.


Shtuar më 26.09.2026 12:11

Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet