Janë publikuar emrat e gjashtë personave që dyshohet se ndodheshin në ndërtesën e shembur pas shpërthimit të një dite më parë në lagjen Plaka të Athinës.
Mes tyre janë tre shqiptarë me shtetësi amerikane, të cilët kishin udhëtuar në Greqi për turizëm.
Sipas informacioneve nga Topchannel, bëhet fjalë për Florin Hoxhën, motrën e tij Florida Hoxha dhe bashkëshorten e Florinit, Eris Cani.
Me ta ishte edhe Ian Alexander Kirkpatrick, bashkëshorti i Floridës.
Dy personat e tjerë të përmendur janë Edmond Hings dhe Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës.
Ekipet greke të shpëtimit kanë nxjerrë dy trupa nga rrënojat dhe po vijojnë kërkimet për katër personat e tjerë./Versus.al

