Pla'goset me ar'më 20-vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital

Një 20-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Ferizaj.
Policia është njoftuar rreth orës 03:40 se në një parking në rrugën “12 Qershori”, një person ishte plagosur me armë zjarri dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.
Njësitet policore, së bashku me hetuesit dhe Forenzikën Rajonale, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin. Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.
Sipas veprimeve të para hetimore dhe këqyrjes së pamjeve nga kamerat e sigurisë, dyshohet se i plagosuri, derisa ishte duke lëvizur në parking, ka rrëshqitur dhe gjatë rënies i është shkrepur arma e zjarrit, të cilën dyshohet se e kishte në çantë, duke e plagosur veten në këmbë.
Pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Ferizajt, 20-vjeçari me inicialet F. J. është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.


