Pas më shumë se një ore, përfundon takimi i ambasadorit Wendt me presidentin Begaj (VIDEO)
Ka përfunduar prej një orë e 25 minuta,, takimi i ambasadorit të ri të SHBA, Eric Wendt me presidentin Bajram Begaj.
Gjatë takimit, ambasadori i dorëzoi letrat kredenciale presidenti Begaj, duke nisur zyrtarisht misionin e tij në Shqipëri.
Wendt mbërriti në Shqipëri një ditë më parë dhe ceremonia në Presidencë shënon fillimin formal të mandatit të tij diplomatik në Tiranë.
Me emërimin e tij, përfundon edhe periudha thuajse trevjeçare gjatë së cilës Shtetet e Bashkuara nuk kishin një ambasador të konfirmuar në Shqipëri.
Eric Wendt u propozua për këtë detyrë nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe u konfirmua nga Senati i Shteteve të Bashkuara më 6 gusht.
Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë me një karrierë të gjatë në fushën ushtarake dhe të sigurisë kombëtare. Ai ka më shumë se 34 vite shërbim në ushtrinë amerikane, ndërsa një pjesë të rëndësishme të karrierës e ka zhvilluar në Forcat Speciale amerikane, “Green Berets”.
Në profilin e tij profesional përfshihet edhe drejtimi i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, duke e bërë përvojën e tij të lidhur ngushtë me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në kuadër të Aleancës.
Dorëzimi i kredencialeve te Presidenti shënon kështu hapin e parë formal të Wendt në ushtrimin e funksionit të ambasadorit amerikan në Tiranë.
Moti ndryshon në Shqipëri, meterologia: Mëngjeset mbetet të freskëta, temperaturat do rriten
Momenti i mbërritjes së ambasadorit të ri të SHBA në Pallatin e Brigadave (VIDEO)
Operacion blic i SPAK, arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë! Shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)
- 12:19 Moti ndryshon në Shqipëri, meterologia: Mëngjeset mbetet të freskëta, temperaturat do rriten
- 12:15 Të shtëna me armë në aksin Prishtinë-Ferizaj, tre të plagosur
- 12:06 Italia në “krizë” edhe pas rikthimit të Mancinit, humb 2-0 në shtëpi kundër Belgjikës
- 12:01 Melanie Trump flet për raportin “e trazuar” me të birin: Është i lumtur që unë merrem me punët e mija
- 11:53 Hakerët që sulmuan sistemet e FBI-së kanë akses në ekzaminimet mjekësore të agjentëve, ja çfarë kërkojnë
- 11:44 Momenti i mbërritjes së ambasadorit të ri të SHBA në Pallatin e Brigadave (VIDEO)