Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarr në kompleksin “Stafa” në Yzberisht, shtëllunga e tymit mbulon katin e parë, banorët dalin jashtë të alarmuar (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr në kompleksin “Stafa” në Yzberisht, shtëllunga
Zjarr në kompleksin “Stafa” në Yzberisht

Është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune një pallat 9 katësh në zonën e Yzberisht në Tiranë. Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në kompleksin “Stafa”, ku thuhet se zjarri ka prekur pjesën e bodrumit të godinës.

Të alarmuar nga situata banorët e kompleksit në fjalë kanë dalë jashtë ambienteve të ndërtesës. Ndërsa mësohet se në vendngjarje kanë dalë menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen totale të zjarrit.

Sipas pamjeve të mbërritura në redaksinë e newsbomb.al një shtëllungë tymi shikohet të ketë mbuluar katin e parë të ndërtesës, ndërsa zjarrfikësit po vijojnë me punën e tyre për normalizimin e situatës.

Kjo është hera e dytë që kompleksi në fjalë ku banojnë rreth 100 familje, përfshihet nga flakët. Shkaqet e zjarrit deri më tani mbeten të paqarta megjithatë po vijon puna për normalizimin e situatës. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese