Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha, bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Berisha: Foltoret e Ripërtëritjes në Vlorë dhe Elbasan dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë

12:25, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet politike të ditëve të fundit, duke u ndalur te aktivitetet e opozitës dhe situata brenda vendit.

Berisha ka veçuar zhvillimin e “Foltoreve të Ripërtëritjes” në Vlorë dhe Elbasan, ndërsa ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve dhe angazhimin e strukturave të PD-së. Ai është ndalur gjithashtu te protestat e të rinjve në Tiranë dhe ka shprehur kritika ndaj qeverisë.

Berisha: Së dyti, këtë javë ishte java e turpit të Shqipërisë në OKB, ku përfaqësuesi i narkoshtetit bëhet kreu i parë i një narkoqeverie që i kushton fjalimin e tij algoritmit dhe asnjë problemi tjetër, pra halleve të veta, dhe dëshmoi se fantazma e algoritmit e ka ngërthyer atë shpirt dhe zemër dhe nuk i ndahet më.

Por zhvillimi pozitiv i kësaj jave ishin dy foltoret e Ripërtëritjes të organizuar nga PD në Vlorë dhe Elbasan me një pjesëmarrje të shkëlqyer, me një angazhim të madh të strukturave të partisë, deputetëve, me debate të hapura dhe pyetje të shumta, çka dëshmojnë se procesi i ripërtëritjes së partisë është një imperativë, e cila po ecën dhe do ecë në emër të ripërtëritjes së Shqipërisë.

Me këtë rast unë falënderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët dhe qytetaret e Vlorës dhe Elbasanit që morën pjesë në këto foltore.

Falënderoj degët dhe kryetarët e tyre, zonjën Meçorapaj dhe zotin Tarazani për organizimin.

Falënderoj udhëheqësit politikë të këtyre degëve zotin Bylykashi dhe zotin Tomor Alizoti.

Falënderoj deputetët e tyre.

Ishin aktivitete vërtet të shkëlqyera, të cilat dëshmojnë se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij.

Ndërkohë protesta rinore qytetare ka vazhduar pa ndërprerë.

E përshëndes përzemërsisht dhe i përgëzoj sepse faktikisht po zvarrisin Edi Ramën çdo natë në rrugët dhe bulevardet e Tiranës, moralisht sigurisht.

Por, në fakt ai është drejt kohërave të fundit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco