Mori zyrtarisht detyrën, kush është ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, Eric Wendt?
Eric Wendt këtë të shtunë ka marrë zyrtarisht detyrën si ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri pas takimit të zhvilluar me presidentin Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave. Wendt u konfirmuar në qershor nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke marrë miratimin përfundimtar për detyrën e tij diplomatike.
Kandidatura e tij kishte marrë mbështetjen e Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan me votim 19-3, duke hapur rrugën për miratimin përfundimtar në seancën plenare të Senatit.
Wendt ka një karrierë të gjatë mbi tre dekada në ushtri dhe në struktura ndërkombëtare të sigurisë. Ai është oficer i pensionuar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara me mbi 34 vjet shërbim.
Ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe ka mbajtur poste kyç në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.
Gjatë karrierës së tij, Wendt ka qenë koordinator i Sigurisë i SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez në periudhën 2017–2019, si dhe shef i Shtabit në Komandën e Paqësorit të SHBA-së.
Wendt është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e sigurisë kombëtare në Shkollën Pasuniversitare.
Pas më shumë se një ore, përfundon takimi i ambasadorit Wendt me presidentin Begaj (VIDEO)
Moti ndryshon në Shqipëri, meterologia: Mëngjeset mbetet të freskëta, temperaturat do rriten
Momenti i mbërritjes së ambasadorit të ri të SHBA në Pallatin e Brigadave (VIDEO)
- 12:24 Pas më shumë se një ore, përfundon takimi i ambasadorit Wendt me presidentin Begaj (VIDEO)
- 12:19 Moti ndryshon në Shqipëri, meterologia: Mëngjeset mbetet të freskëta, temperaturat do rriten
- 12:15 Të shtëna me armë në aksin Prishtinë-Ferizaj, tre të plagosur
- 12:06 Italia në “krizë” edhe pas rikthimit të Mancinit, humb 2-0 në shtëpi kundër Belgjikës
- 12:01 Melanie Trump flet për raportin “e trazuar” me të birin: Është i lumtur që unë merrem me punët e mija
- 11:53 Hakerët që sulmuan sistemet e FBI-së kanë akses në ekzaminimet mjekësore të agjentëve, ja çfarë kërkojnë