Meteorologia Lajda Porja zbulon çfarë do të ndodhë me motin, sa do të shkojnë temperaturat

Meteorologia e njohur Lajda Porja, deklaroi për Euronews Albania se, pas reshjeve dhe rënies së temperaturave gjatë ditëve të fundit, kushtet atmosferike në Shqipëri pritet të përmirësohen gradualisht.

Dielli do të rikthehet dhe temperaturat do të rriten, ndërsa mëngjeset dhe netët do të vazhdojnë të jenë relativisht të freskëta, veçanërisht në krahasim me mesditat.

Të lidhura

None found

Sipas saj, rritja e temperaturave nis që nga dita e sotme dhe se të dielën moti do të paraqitet edhe më i qëndrueshëm.

Sipas saj, temperaturat maksimale gjatë ditës së djeshme arritën në 24°C, ndërsa sot pritet të shënohet një rritje deri në 27°C. Përmirësimi do të jetë më i dukshëm në veri dhe në qendër të vendit, ndërsa jugu do të vijojë të ketë vranësira dhe reshje të pakta në zonat juglindore.

Reshjet më të shumta u regjistruan gjatë ditës së djeshme, me rrebeshe në disa zona dhe me intensitet më të ulët në të tjera.

Në ditët në vazhdim nuk parashikohen reshje të rëndësishme, ndërsa vranësirat do të mbeten kryesisht në zonat malore.

Të dielën pritet më shumë diell në të gjithë vendin dhe temperaturat maksimale do të lëvizin nga 28°C deri në 29°C.

Megjithatë, diferenca mes vlerave të mëngjesit dhe atyre të mesditës do të jetë e ndjeshme, pasi orët e para të ditës dhe nata do të mbeten të freskëta.

Porja theksoi se rritja e temperaturave, nuk do të thotë se mëngjeset do të jenë menjëherë të ngrohta. Ndërsa minimalet do të vijojnë të jenë relativisht të ulëta, mesditat do të sjellin temperatura të larta, deri në 28°C ose 29°C.

Edhe java e ardhshme parashikohet të jetë kryesisht e qëndrueshme dhe me mot të kthjellët. Nga e hëna, prania e diellit do të jetë më e theksuar dhe termometri pritet të arrijë deri në 30°C.

Sipas meteorologes, i njëjti model atmosferik pritet të vijojë edhe gjatë javës së parë të tetorit. Mëngjeset do të jenë të freskëta, ndërsa mesditat do të karakterizohen nga temperatura shumë të ngrohta. Në shumë zona, gjatë mëngjesit mund të nevojitet një xhaketë, e cila më pas do të hiqet në orët e mesditës.


Shtuar më 26.09.2026 12:41

Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet