Më 19 shtator 2026, agjencia ndërkombëtare prestigjoze “Moody’s”, e vlerësimit të aftësive borxh-shlyese të mbarë ekonomive të planetit, përmes vlerësimit për ecurinë e tyre, e rriti vlerësimin për ekonominë tonë nga “e qëndrueshme” në “pozitive”.
Ky është një sinjal i rëndësishëm për mënyrën se si agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit të kreditit(dy të tjerat janë “Standard& Poor’s” dhe “Fitch Ratings”) e shohin ecurinë dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë së Shqipërisë.
Pse “Moody’s” e vlerëson pozitivisht uljen e borxhit publik të Shqipërisë
Agjencia ndërkombëtare ka pritshmëri që borxhi ynë publik të vijojë të ulet, në raport me prodhimin kombëtar, që e quajmë ndryshe GDP ose Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit, duke kaluar nga rreth 52.9 përqind tëGDPB-së në fund të vitit 2025, në rreth 50.2% në vitin 2027.
Për një ekonomi si e vendit tonë, ulja graduale e borxhit ka rëndësi të veçantë, sepse krijon më shumë hapësirë për përballimin e goditjeve të jashtme dhe përmirëson perceptimin e investitorëve të huaj mbi qëndrueshmërinë e financave tona publike.
Fakti që Moody’s pret një reduktim të borxhit nga 52.9% në 50.2% të PBB-së tregon një prirje pozitive të financave publike. Rëndësi ka jo vetëm niveli absolut i borxhit, por edhe raporti i tij me madhësinë e ekonomisë. Kur ekonomia rritet dhe borxhi mbahet nën kontroll, raporti borxh/PBB mund të ulet, edhe pa një reduktim shumë të shpejtë të borxhit.
Përmirësimi i pozicionit të jashtëm të vendit
Në përcaktimin e 19 shtatorit 2026, agjencia “Moody’s” vlerëson gjithashtu forcimin e pozicionit të jashtëm të Shqipërisë. Ky është një element i rëndësishëm për një ekonomi të vogël dhe të hapur, e cila është e ekspozuar ndaj ndryshimeve në çmimet ndërkombëtare, kursit të këmbimit, kostove të energjisë dhe kushteve financiare globale.
Një pozicion më i fortë i jashtëm e ndihmon vendin të përballojë më mirë goditjet që vijnë nga ekonomia ndërkombëtare.
Një tjetër faktor pozitiv është rritja e investimeve të huaja. Investimet e huaja direkte kanë rëndësi për ne, jo vetëm sepse sjellin kapital. Ato sjellin teknologji, njohuri menaxheriale, tregje të reja dhe vende pune, duke zgjeruar kapacitetin prodhues të ekonomisë sonë.
Nga këndvështrimi i një agjencie vlerësimi, një ekonomi që tërheq investime të huaja dhe ruan një pozicion të qëndrueshëm të jashtëm, ka më shumë kapacitet për të përballuar nevojat e saj financiare dhe goditjet e jashtme.
Rezervat valutore, një mburojë ndaj goditjeve
Një prej elementeve më të rëndësishme të përmendura nga raporti i Moody’s është niveli i rezervave valutore. Rezervat valutore të Shqipërisë kanë arritur në rreth 7.9 miliardë euro në qershor 2026, duke mbuluar dukshëm më shumë se shtatë muaj importe.
Kjo përbën një rezervë të rëndësishme sigurie për ekonominë tonë. Në rast të një goditjeje të jashtme, rezervat valutore ndihmojnë ekonominë të përballojë nevojat për valutë dhe reduktojnë rrezikun që një tronditje e menjëhershme e flukseve të jashtme të krijojë probleme të mëdha financiare. Në këtë kuptim, rezervat valutore funksionojnë si një amortizator financiar.
Pse vlerësimi i Moody’s ka rëndësi për investitorët e huaj?
Investitorët ndërkombëtarë shohin një grup treguesish dhe jo vetëm një element të ekonomisë.
Një kombinim i borxhit publik në rënie, i rritjes ekonomike(të cilën Moody’s e parashikon 3.6 përqind për këtë vit), i financave publike më të qëndrueshme, i investimeve të huaja dhe i rezervave të konsiderueshme valutore krijon një perceptim më pozitiv për qëndrueshmërinë e ekonomisë.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për Shqipërinë, sepse perceptimi i rrezikut të vendit ndikon në kushtet me të cilat shteti dhe kompanitë shqiptare sigurojnë financim në tregjet ndërkombëtare. Vlerësimi i Moody’s nuk lidhet vetëm me përqindjen e borxhit publik. Ai lidhet me aftësinë e përgjithshme të ekonomisë shqiptare për të ruajtur qendrueshmërinë përballë goditjeve.
Parashikimi që borxhi publik të zbresë në rreth 50.2% të GDP-së në vitin 2027 është i rëndësishëm edhe për perspektivën afatmesme të vendit. Nëse kjo tendencë vazhdon dhe kjo duket pothueajse e sigurt, Shqipëria do të ketë mundësi të konsolidojë më tej financat publike dhe të krijojë një bazë më të qëndrueshme për investimet publike, investimet e huaja dhe zhvillimin e saj ekonomik.
-
Ec perpara Shqiperi!
Përgjigju










Komente
Komento