Zyrtarisht në detyrë/ Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale, nis misionin si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale te Begaj, ambasadori i SHBA largohet nga Pallati i Brigadave pas më shumë se një ore ...
Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale te Begaj, ambasadori i SHBA largohet nga Pallati i Brigadave pas më shumë se një ore ...
Në kërkim nga SPAK/ Si i shpëtoi policisë ish-anëtari i bandës së Durrësit Indrit Dokle! Planet e Ervis ...
“Shqipëria ka zgjedhur novacionin”/ Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet ...
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 118-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
• Eric Wendt ka nisur zyrtarisht këtë të shtunë detyrën si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. • Wendt i dorëzoi letrat kredenciale Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, ndërsa më pas zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili zgjati gati dy orë. • Ai e nis misionin e tij në Shqipëri, duke pasuar Yuri Kim, e cila u largua nga detyra në qershor të vitit 2023. • Pas gati tre vitesh, Ambasada Amerikane në Tiranë ka tashmë sërish një ambasador. • I propozuar nga Presidenti Donald Trump dhe i konfirmuar nga Senati amerikan më 6 gusht, Eric Wendt vjen në Tiranë me një sfond të konsoliduar ushtarak dhe të sigurisë kombëtare. • Ai gëzon një përvojë prej mbi 34 vitesh shërbimi në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, me një karrierë të gjatë drejtuese në Forcat Speciale “Green Berets”. • Për më tepër, gjatë karrierës së tij diplomaci-ushtarake, ai ka drejtuar edhe Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s. • Gjatë dëgjesës së tij më 20 maj në Senatin amerikan, Wendt bëri të qarta shtyllat kryesore ku do të fokusohet gjatë mandatit të tij në Shqipëri. • Ndër to, ai nënvizoi përkushtimin për sundimin e ligjit përmes luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike, si dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike.
3 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Ambasadori i ri i SHBA-së, Eric Wendt, ka përfunduar takimin me Bajram Begaj, në Pallatin e Brigadave, ku i ka dorëzuar letrat kredenciale. Vizita e Wendt zgjati pak më shumë se një orë, ndërsa me këtë akt diplomatik, ai nis zyrtarisht detyrën si përfaqësuesi më i lartë i Uashingtonit në Tiranë.
Ceremonia zyrtare e pritjes u mbajt në ambientet e Pallatit të Brigadave. Pas dorëzimit formal të letrave kredenciale, Presidenti Begaj dhe Wendt zhvilluan një takim kokë më kokë.
Eric Wendt vjen në këtë detyrë me një karrierë të gjatë e me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kombëtare dhe diplomacisë ushtarake. Ai ka shërbyer për më shumë se 34 vite në Ushtrinë e SHBA-së, ku mbajti gradën e Gjenerallejtnantit.
Ndër të tjera, Wendt ka drejtuar Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s, ku ka bashkëpunuar drejtpërdrejt me trupat dhe drejtuesit e mbrojtjes së Shqipërisë, si dhe ka shërbyer pranë Departamentit të Shtetit në Ambasadën e SHBA-së në Jeruzalem si Koordinator i Sigurisë./Dosja.al
TIRANË- Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku do t’i dorëzojë letrat kredenciale Bajram Begaj. Ceremonia shënon nisjen zyrtare të detyrës së Wendt si kryediplomat amerikan në Shqipëri.
Pas dorëzimit të letrave kredenciale, Wendt pritet të zhvillojë një takim kokë më kokë me Begaj. Eric Wendt është propozuar nga Presidenti Donald Trump dhe është konfirmuar nga Senati amerikan më 6 gusht. Ai ka një karrierë prej më shumë se 34 vitesh në ushtrinë amerikane dhe ka shërbyer në poste të ndryshme në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Kush është Eric Wendt?
Wendt është një figurë e lartë e ushtrisë me përvojë mbi 30-vjeçare. Ai gëzon një profil të spikatur ndërkombëtar, i specializuar në fushën e sigurisë kombëtare dhe operacioneve speciale. Wendt ka një diplomë Bachelor në Drejtësi dhe Shoqëri nga Universiteti i Kalifornisë në Santa Barbara dhe një diplomë Master në Çështjet e Sigurisë Kombëtare nga Shkolla Pasuniversitare Detare në Monterey, Kaliforni.
Mësohet se, ai ka shërbyer si oficer në detyrë aktive të Ushtrisë që nga viti 1986. Ai shërbeu gati pesë vjet në Këmbësori dhe që atëherë ka shërbyer si Beretë e Gjelbër, Oficer i Forcave Speciale që nga viti 1991.
Që nga 11 shtatori, Wendt ka shërbyer në Indonezi si Udhëheqës Ekipi për Komandantin e Komandës së Paqësorit të SHBA-së, Ekipi i Vlerësimit të Situatës në Paqësor (PSAT), në Operacionin Liria e Qëndrueshme-Filipine (OEF-P) në Mindanao në Filipinet jugore, në dy turne detyre në Operacionin Liria e Irakut (OIF) dhe Operacionin Liria e Qëndrueshme-Afganistan (OEF-A).
Përveç pozicioneve të shumta në staf, përfshirë shërbimin si Ndihmës Kryesor Ushtarak i Sekretarit të Mbrojtjes, ai ka komanduar në çdo nivel të Forcave Speciale nga Ekipi A (ODA) deri te Nën-Komanda e Bashkuar e Operacioneve Speciale të Teatrit (TSOC)./Dosja.al
TIRANË- Eric Wendt nis këtë të shtunë detyrën si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Wendt nis misionin e tij në Shqipëri, duke pasuar Yuri Kim, e cila u largua nga detyra në qershor të vitit 2023. Pas gati tre vitesh, Ambasada Amerikane në Tiranë do të ketë sërish një ambasador. Wendt do të pritet sot në një takim zyrtar nga Bajram Begaj, të cilit do t’i dorëzojë letrat kredenciale. Më pas, Begaj dhe ambasadori i ri amerikan do të zhvillojnë një takimi kokë më kokë.
I propozuar nga Presidenti Donald Trump dhe i konfirmuar nga Senati amerikan më 6 gusht, Eric Wendt vjen në Tiranë me një sfond të konsoliduar ushtarak dhe të sigurisë kombëtare. Ai gëzon një përvojë prej mbi 34 vitesh shërbimi në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, me një karrierë të gjatë drejtuese në Forcat Speciale “Green Berets”.
Për më tepër, gjatë karrierës së tij diplomaci-ushtarake, ai ka drejtuar edhe Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s. Gjatë dëgjesës së tij më 20 maj në Senatin amerikan, Wendt bëri të qarta shtyllat kryesore ku do të fokusohet gjatë mandatit të tij në Shqipëri. Ndër to, ai nënvizoi përkushtimin për sundimin e ligjit përmes luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike, si dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike.