Aktualitet

Berisha: Vlora Hyseni u kthye për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve që e tradhtuan!

Java që lamë pas është java e skandalit më të jashtëzakonshëm jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por e një skandali që njeh gjithsej edhe dy raste të tjera të ngjashme në historinë e botës.

Shefja e shërbimit Inteligjent të vendit arrestohet për bashkëpunim me organizatën kriminale më të rrezikshme në Evropë të Ergys Agasit, për nxjerrje të sekretit shtetëror duke shkaktuar kështu rënien e plotë të piramidës së sigurisë së vendit.

Për qytetarët shqiptarë, shtoj se arrestimi për bashkëpunim me krimin dhe për nxjerrjen e sekretit, të shefes së shërbimit, është më i rëndë se arrestimi i çdo zyrtari tjetër të vendit për këto dy vepra penale sepse presupozohet se është e certifikuar për shkallën më të lartë të besimit.

Ndërkohë që Vlora Hyseni është emëruar në atë post absolutisht jashtë çdo kriteri dhe përbën kjo një nga çështjet më madhore që kërkon përgjigje.

Vlora Hyseni është denoncuar nga Sali Berisha, por mundet edhe të tjerë, që në javën e parë të emërimit të saj të pamerituar në atë detyrë e në vazhdim.

Ergys Agasi është akuzuar nga Sali Berisha në mënyrë të përsëritur se kishte në kontroll të plotë Shërbimin Informativ.

Referuar faktit që Hyseni nuk ndodhej në Shqipëri kur u shpall urdhër-arresti, Berisha tha:

Vlora Hyseni u kthye dhe me sa duket është kthyer për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan, sipas saj. Ndaj dhe zhvillimet e mëpastajme do të jenë po të këtij kalibri, po të këtij niveli.

Kryetari demokrat konfirmoi se nuk është ftuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e Vlora Hysenit. Po ashtu, Sali Berisha tha se nuk ka marrë ftesë nga Ambasada Amerikane për ceremoninë e 2 tetorit, kur pritet të prezantohet ambasadori i ri, Eric Wendt.

Ndërkaq, kreu i opozitës kritikoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama, dje në Asamblenë e OKB-së në Nju Jork.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.