Në një seancë pyetje-përgjigjesh në rrjetet sociale me qytetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në OKB lidhur me protestat në Shqipëri dhe qëndrimet ndaj Izraelit.
Berisha ka kundërshtuar akuzat e Ramës ndaj protestuesve, duke pretenduar se kryeministri po përpiqet t’i paraqesë shqiptarët me etiketime të ndryshme për të justifikuar qëndrimin e tij në pushtet. Ai ka ngritur gjithashtu akuza lidhur me një incident me flamurin e Izraelit pranë ambasadës.
Pyetje-përgjigje:
Jaser Sokoli: Doktor, përshëndetje. Rama akuzoi shqiptarët në OKB si antisemitë sepse sipas tij po zhvillojnë protesta kundër Izraelit. Si mund ta bëjë këtë një kryeministër për shtetasit e tij?
Sali Berisha: Për lëkurën e tij, do të më falni, po dhe të ndjerën nënë të vetën, do të ishte i gatshëm t'i shiste kockat e saj. Nuk ka kufi ky.
Më falni, para disa ditësh deklarova se vetëm për të pasur këtë argument dhe për të dalë me flamurin e mbrojtjes së Izraelit dhe për të nxjerrë protestuesit antisemitë, çoi agjentë të policisë kriminale dhe grisën flamurin e shtetit të Izraelit në dyert e ambasadës.
Edi Rama kërkon tani që shqiptarët t'i paraqesë me çdo ngjyrë: antisemitë, terroristë, pro-iranianë e të tjerë e të tjerë, vetëm e vetëm që të mund të qëndrojë në pushtet.
Por e vërteta është se këtë e kanë kuptuar me radhë edhe aleatët tanë, edhe partnerët tanë dhe ai ka kohërat e numëruara së kur në atë karrige.
© SYRI.net