Tahiri: Aleanca është e përgatitur për zgjedhje të reja

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, deklaroi se kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, nuk ka shfaqur gatishmëri për një marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Të lidhura

None found

Gjatë emisionit “Intervista e javës” në kp, Tahiri tha se Aleanca nuk e sheh të nevojshme një takim me Kurtin, pasi ende nuk ka marrë përgjigje për gjashtë kërkesat e paraqitura, mes të cilave është edhe çështja e gazit amerikan.

Sipas tij, diskutimet e zhvilluara deri tani për postin e presidentit kanë shërbyer më shumë për konsum publik sesa për të arritur një zgjidhje.

Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor. Nëse nuk arrihet dakordim deri atëherë, Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen më së largu më 15 nëntor.

Tahiri theksoi se Aleanca nuk kërkon të hyjë në qeveri dhe se nuk ka arsye të zhvillojë një takim me Kurtin për këtë çështje, për sa kohë që gjashtë pikat e saj nuk kanë marrë përgjigje.

Ai tha se një kandidat për president tashmë është propozuar, por nuk ka siguruar mbështetjen e nevojshme. Sipas Tahirit, kur ekziston vullneti politik, mënyra për të gjetur një zgjidhje mund të gjendet gjithmonë, ndërsa mungesa e vullnetit shfaqet kur procesi kthehet në një përpjekje për të mashtruar palët.

I pyetur nëse një kandidat i përbashkët i PDK-së, LDK-së dhe Aleancës do të mund të merrte mbështetje pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, Tahiri tha se vendimi për profilin dhe liderin që i duhet Kosovës u takon forcave opozitare.

Ai u shpreh se Ramush Haradinaj është kandidatura dhe figura udhëheqëse që do t’i nevojitej Kosovës dhe rajonit në rrethanat aktuale.

Tahiri tha se Haradinaj nuk ka nevojë për këtë post dhe se mbështetja e tij nuk lidhet me ndonjë interes personal. Sipas tij, Haradinaj do t’i bënte nder vendit si president, pasi gjatë periudhës së pasluftës nuk i ka shkaktuar dëm Kosovës.

Ai përmendi gjithashtu se Haradinaj ka qëndruar shtatë vjet në burg dhe se, pavarësisht vështirësive që ka pasur gjatë qeverisjes për shkak të numrit të vogël të deputetëve, Kosovës ia la ushtrinë dhe përparime në çështje të tjera. Sipas Tahirit, në situatën aktuale ai do të mund t’i afronte palët.

Nënkryetari i Aleancës deklaroi se subjekti i tij politik është i gatshëm për zgjedhje të reja në nëntor.

“Aleanca”, tha Tahiri, “ka dëshmuar se edhe në situatën më të vështirë mund të sigurojë jo vetëm gjashtë, por shtatë deputetë”. Ai shtoi se në zgjedhjet e ardhshme partia nuk do të dyfishohet apo trefishohet, por do të paraqitet e konsoliduar dhe me qëndrime të qarta për të gjitha çështjet.

Më 28 dhjetor, deputetët pritet të mblidhen në seancën e parë plenare të legjislaturës së njëmbëdhjetë.

Në këtë seancë pritet të votohet edhe një deklaratë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së.

Tahiri tha se deklarata nuk do të ketë efekt juridik, por do të prodhojë pasoja politike dhe do ta obligojë qeverinë të veprojë. Ai theksoi se teksti duhet të jetë i dakorduar me të gjitha grupet parlamentare dhe se duhet pritur përmbajtja përfundimtare e tij.

Sipas tij, mungesa e një qëndrimi institucional dhe shtetëror krijon hapësirë për spekulime e konspiracione nga palët që kundërshtojnë qëndrimin e tyre. Ai tha se deklaratat në Facebook dhe videot nuk janë të mjaftueshme, pasi nevojitet një qëndrim i shkruar dhe i votuar.

Tahiri theksoi se, pas 16 shtatorit, katër ish-krerët e UÇK-së nuk kanë nevojë për mëshirë, por për veprim shtetëror nga Kuvendi dhe Qeveria lidhur me procesin që kanë përpara, përkatësisht apelin.

Ai i bëri thirrje qeverisë që ndryshimet ligjore për Gjykatën Speciale t’i rikthejë në Kuvend jo më larg se javën e ardhshme.

Tahiri tha se kjo çështje nuk duhet të përdoret si kauzë politike apo për të fituar vota, duke shtuar se qëllimi i ndryshimeve ligjore është krijimi i disa dispozitave që ndihmojnë procesin.

Ai deklaroi se këtë çështje e ka ngritur edhe në Kryesi dhe se nuk ka arsye që të pritet 30 ditë për kthimin e ligjit. Sipas tij, nëse ka ankesa apo nevojë për konsultime, ato mund të diskutohen me palët që e kanë hartuar tekstin.

“Qeveria”, tha Tahiri, “duhet t’ia kishte kthyer Kuvendit ligjin më së largu të hënën, në mënyrë që procedura të përfundojë sa më shpejt.”


Shtuar më 26.09.2026 12:57

Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet